Arbëri

Aliu: Jemi afër koalicionit parazgjedhor me LDK-në

Descriptive Text

​Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë afër një koalicioni parazgjedhor, ndërsa është afruar edhe momenti kur do të flasin për pozitat.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një konferencë për media ku ka folur për degradimin e lumenjve.

Sipas Aliut, një koalicion i tillë është mundësia e vetme që para zgjedhjeve të ketë garanci që do ketë ndryshim të madh në vend, raporton KSP.

“Ne vazhdimisht po zhvillojmë takime me përfaqësues të LDK-së, me idenë që para zgjedhjeve të ketë garanci që do ketë ndryshim të madh në këtë vend. Njëra nga mundësitë që të sigurohemi se do të ketë ndryshim të madh në këtë vend është çështja e koalicionit parazgjedhor. Këto mundësi po diskutohen dhe besoj do ketë rezultate. Nuk është hyrë në detaje për çështjet e pozitave dhe detaje tjera por jemi në rrugë që diçka e tillë të ndodhë”, tha ai.