Nitaj thotë se edhe pse vonë, është mirë që u arrit konsensus për taksën Foto: Ilustrim/Koha

Nitaj thotë se edhe pse vonë, është mirë që u arrit konsensus për taksën

14 August 2019 13:33

Në nëntor të 2018-s Qeveria e Kosovës mori vendimin përfundimtar që produkteve që vijnë nga Serbia dhe BeH, t’i vihet taksë 100 për qind. Kjo taksë u kuptua si kundërpërgjigje e Kosovës ndaj politikës agresive të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe diplomacisë serbe tek vendet e caktuara për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, raporton Koha.net. 

Prej atëherë e deri ditët e stome, pati përplasje pozitë opozitë, e madje, edhe vet mes partnerëve në koalicion. Disa thoshin se taksa duhet hequr për t’i ruajtur kryesisht raportet me miqtë ndërkombëtarë, të tjerët, këmbëngulnin se taksa duhet mbetur. Më i zëshmi qe kryeministri, tash i dorëhequr, Ramush Haradinaj. Tek deri tash, është arritur një konsensus mes të gjitha partive politike për taksën, që ajo mos të hiqet.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe pse vonë, është mirë që është arritur ky konsensus rreth taksës.

“Krejt pro taksës. Po më pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës!!! Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë. Është për keqardhje që Kryeministri Haradinaj, nuk u mbështet kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kërkesë heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë! S’ka problem, kush të mbërrin le t’i marrë meritat. Për neve si Aleancë, rëndësi ka që të ketë unitet për tema nacionale dhe njëra prej tyre është edhe taksa! Po duket që në Kosovë, vonë boll, por megjithatë po arrihet konsensusi për taksën. Tash ka mbetur veç Edi Rama pa u deklaru, e shumë i ka pas dhënë zjarr me e pezullu këtë taksë!!!”, ka shkruar Nitaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme