Arbëri

Clark: Gligorov më tha se “Shqiptarët do luftojnë”

 

“Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”. Kështu mësohet t’i ketë thënë presidenti të Maqedonisë, Kiro Gligorov në 1999-ën, ish-komandantit të lartë i NATO-s, Wesley Clark.

Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për 'Zërin e Amerikës' në gjuhën serbe tregoi një bisedë me presidentin Gligorov. “Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark.