Urimet dhe lutjet e qytetarëve për festën e Bajramit

Urim Isma Urim Isma 11 August 2019 19:06

Besimtarët e fesë islame në të gjithë vendin, festojnë Kurban Bajramin.

Në Xhaminë e Madhe të Prishtinës është bërë ceremonia kryesore e faljes së namazit të Bajramit. Zëvendësmyftiu i Kosovës, Reshat Mexhiti, tha se besimtari mysliman feston festën e cila jep mesazh për unitet, raporton KTV.

Ai është shprehur i shqetësuar për trajtimin që po u bëhet grave në vend, duke kërkuar që të drejtat e grave të respektohen dhe më shumë, siç bën thirrje edhe feja Islame.

Mexhiti ka ftuar qytetarët dhe spektrin politik për unitet, që të gjithë së bashku ta mbrojnë vendin dhe të punojnë për të.

Edhe qytetarët kanë uruar njëri-tjetrin për këtë festë.

Pas faljes së namazit u tha se dashuria për atdheun vetëm me retorikë dhe fjalë nuk mjafton, por duhet bërë sakrifica më të mëdha.

Festa e Kurban Bajramit është njëra prej dy festave kryesore të besimtarëve myslimanë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme