Arbëri

BIK-u uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë përgatitën për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Me këtë rast zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhiti, uroi të gjithë besimtarët duke bërë thirrje që të jenë më solidarë me njëri-tjetrin.

Ai tha se njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndoshë dhe për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë. Mixhiti theksoi se festa e Kurban Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, mirësi e sakrificë.

“Festa e Kurban Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bëmë mirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të manifestoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë”, u shpreh Mexhidi.

Duke u lutur që haxhilerëve nga trevat tona t’iu pranohet haxhi, Mexhidi tha se besimtarët që janë në Mekë shprehin mënyrën më të mirë për solidaritet e barazi.

“Festa e Kurban Bajramit vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin. Në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që shfaqet në një atmosferë krejt të veçantë, në rregulla e norma të veçanta, në kohë dhe vende të caktuara ku dominon respekti e mirësjellja, ndermet të gjithëve, ku shfaqet dashuria ndaj Allahit xh.sh. dhe ku shprehët pa dallueshmëria mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme. Sot dhe në ditë në vijim miliona haxhilerë ditë i kalojnë në vendet e shenjta nga Arafati, Musdelife, Mina dhe Mekeja duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin e tyre ndaj tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga trevat tona, për të cilët lutemi që Zoti t’ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre” tha ai.

Ai bëri thirrje që në këtë ditë feste të solidarizohemi me ata që kanë nevojë duke shtuar se njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë dhe për një shoqëri të shëndoshë.

“Në këtë ditë feste e gëzimi ftoj të gjithë njerëzit vullnet mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojnë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët, te ngratët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndosh, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë”, tha ai.

Ndryshe, dita e parë e festës së Kurban Bajramit është nesër. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do t’i prijë Jakup ef. Çunaku, drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë, ndërsa hytben apo mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, si tradicionalisht, BIK organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë./KsP/