Arbëri

Mustafa: Jemi për bashkëpunim me Beogradin, por pa presione

Mustafa: Jemi për bashkëpunim me Beogradin, por pa presione

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i bëri thirrje ministrit të Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhiq "të përqendrohet në përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore, dhe institucionale ndaj shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës".

Në një deklaratë për media nga Këshilli thuhet se "Këshilli Kombëtar është gati për bashkëpunim institucional, por nuk do t'i nënshtrohet presionit dhe kërcënimeve".