Arbëri

Kosnett: Dhuna në familje kërkon zgjidhje shoqërore

Descriptive Text

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familjet në Kosovë.

Pas vrasjes së një gruaje të martën në Prizren nga bashkëshorti i saj, Kosnett në Twitter ka thënë se dhuna në familje kërkon zgjidhje shoqërore.

“Vrasja tragjike në Prizren është një thirrje që dhuna në familje kërkon zgjidhje shoqërore. Institucionet duhet të ndalin së trajtuari këtë dhunë si një problem familjar, dhe duhet të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha për palët që të propozojnë zgjidhje për t’u ballafaquar me dhunën”, ka shkruar ai në Twitter.

48-vjeçarja Armenda Aliu u qëllua nga bashkëshorti i saj B.V. me 15 plumba në mbrëmjen e së martës, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.

Vetëm në tetë muajt e 2019-s, ky ishte rasti i katërt i vrasjeve të grave në Kosovë.