Tahiri thotë se LDK-në e pret fati i zgjedhjeve të kaluara

Tahiri thotë se LDK-në e pret fati i zgjedhjeve të kaluara

07 August 2019 09:23

Ministri në detyrë i Drejtësisë, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka porositur Lidhjen Demokratike dhe Vetëvendosjen që të mos merren me Kadri Veselin.

Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri tha se këto dy parti nga paaftësia për të menaxhuar proceset e brendshme po merren me PDK-në dhe kreun e saj.

“Mendoj që opozita ,Lidhja Demokratike dhe VV-ja nga paaftësia e tyre me i menaxhuar partitë e tyre dhe ngulfatja nga e cila i ka kapluar këto dy parti nga proceset zgjedhore nga të cilat kanë dalë tashmë, duke dashur me nxjerrë problemet nga brenda vazhdimisht merren me PDK-në dhe me liderin e saj Kadri Veseli dhe kanë frikë se këto zgjedhje do t’i humbin dhe e dinë qartë që kryeministër i vendit do të jetë Kadri Veseli”, ka thënë ai.

Ai thotë se LDK-ja qe 15 vjet nuk ka dalë fituese në zgjedhje, dhe do të jetë humbëse edhe e zgjedhjeve të sivjetshme.

Tahiri thotë se koalicion do të bëjnë vetëm me qytetarin dhe se në këto zgjedhje do të dalin fitues.

“Koalicioni jonë do të jetë me qytetarin dhe jam i bindur siç kemi ditur me i fituar katër palë zgjedhje radhazi do të fitojmë. Mos të harrojmë që LDK-ja që nga viti 2004, janë 15 vjet që një parti nuk dinë me fituar zgjedhje dhe jam i bindur se edhe këto zgjidhje do t’i pres fat i njëjtë ashtu siç ka ndodhur në vitin 2017”, shton ai.

Veseli do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme, thotë Tahiri. Qeveria e re e udhëhequr nga Veseli shprehet ai do të ballafaqohet me sfidat.

“Që prej momenti që kur ka dhënë dorëheqje kryeministri e kemi bë të qartë se e vetmja alternativë janë zgjedhjet dhe në asnjë rrethanë që të japim mandatin askujt tjetër me këtë legjislaturë siç e kemi tani dhe kërkesa jonë e vetme dhe përcaktimi jonë i vetëm kanë qenë zgjedhjet”.

“Mendoj se është kohë dhe e rëndësishme qe një Qeveri e drejtuar nga zotëri Veseli, një Qeveri e cila do të ballafaqohet me sfidat dhe nuk duhet të ju ikë sfidave me të cilat e presin. Mendoj se është një moment kur PDK-ja do t’i japë vendit një kryeministër të përgjegjshëm dhe një kryeministër që do të përballet me sfidat që i kemi përpara”.

Pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, partitë politike janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përderisa seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar me 22 gusht, vendim ky i marrë nga Kryesia të hënën.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme