Arbëri

Dedaj viziton Morinën në burg, thotë se ai ndihet i pafajshëm dhe optimist

Dedaj viziton Morinën në burg, thotë se ai ndihet i pafajshëm dhe optimist

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, i cili po mbahet në burg nga autoritetet maqedonase si pasojë e një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Dedaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Morina ishte shumë mirë, i qetë dhe me plot vetëbesim dhe pohoi se ai ndihej i pafajshëm. Ambasadori ka falënderuar institucionet për sjelljen korrekte dhe ka shtuar se drejtësia është në anën Morinës dhe se pret që shumë shpejt ai të kthehet në familjen e tij në Kosovë.