Arbëri

Haradinaj: S’e kemi kryer amanetin e dëshmorëve nëse nuk jemi 100 për qind shtet

 

Duke kujtuar të rënët për liri në fshatin Raushiq të Komunës së Pejës, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se është traditë që edhe pas 20 vjet në liri të nderojmë te varrezat e dëshmorëve dhe heronjve dhe të bashkohemi me familjarët e dëshmorëve, heronjve, me bashkëluftëtarët e gjallë.

“Motivi më i madh që na shtyn ende të vijmë te varrezat dhe te lapidarët, është të jemi afër familjeve të dëshmorëve. Andaj, një falënderim i veçantë u shkon familjeve të dëshmorëve për bijtë e tyre, falë të cilëve sot jemi në liri. Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë për liri”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.