Lekaj nuk planifikon masa ndaj zëvendësit të tij për ndërhyrje në tender

Arbnora Luta Arbnora Luta 01 August 2019 20:20

Ministri i Infrastrukturës në dorëheqje, Pal Lekaj, nuk e ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë masë ndaj zëvendësit të tij, Rexhep Kadriu.

Me Kadriun, i cili ishte akuzuar nga Sekretari i Përgjithësim i Ministrisë, Betim Reçica, për presion dhe ushtrim-ndikimi në një tender, Lekaj thotë se duhet të merren organet e drejtësisë, raporton KTV.

Ai ka thënë se e ka pranuar letrën e Reçicës dhe të Kadriut dhe të dytë kanë dhënë versione të ndryshme.

Sekretari i Përgjithshëm i MI-së, Betim Reçica, në fillim të këtij muaji i kishte dërguar një letër Lekajt, me të cilën e denoncoi zëvendësministrin Rexhep Kadriu.

I pyetur nga KTV-ja, nëse ka denoncuar rastin tek institucionet e drejtësisë, sekretari Reçica ka preferuar që për këtë të flasin zyrtarët për media brenda ministrisë.

Kjo zyrë, përmes një përgjigjeje me shkrim, vetëm ka thënë se sekretari ka njoftuar ministrin Lekaj, në mënyrë që ai të procedojë sipas autorizimit dhe se janë marrë të gjitha veprimet ligjore në kompetencë, pa sqaruar diçka më shumë rreth këtyre veprimeve.

KTV-ja kishte siguruar letrën ku, ndër të tjerash, thuhej se zëvendësministri Kadriu ka provuar të ndërhyjë dhe të ushtrojë ndikim për ta favorizuar një kompani të caktuar për ta fituar një tender.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme