Arbëri

KDI-ja gjen parregullsi të shumta në tenderët e ShSKUK-së

Foto: Koha

Përfshirja e kërkesës për Autorizimin për Marketing si kriter për të aplikuar në një procedurë tenderuese, blerja e produkteve dhe pajisjeve mjekësore që nuk u përshtaten specifikave të përcaktuara me Listën Esenciale të Barnave, tejkalimi i vlerës së parashikuar të kontratës, si dhe kriteret jo të standardizuara në tenderë të ndryshëm janë disa nga parregullsitë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka gjetur në procedurat e Prokurimit në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Këto gjetje janë rezultat i monitorimit të 12 mostrave të dosjeve të tenderëve që KDI-ja e ka zhvilluar në periudhën mars-qershor të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore. Gjetjet e këtij hulumtimi, ku janë analizuar proceset e tenderimit me produkte dhe pajisje mjekësore nga Lista e Esenciale e Barnave, janë publikuar të premten në një tryezë diskutimi.

Tek ka prezantuar gjetjet e raportit, hulumtuesja në KDI, Liridona Behrami, ka thënë se përfshirja e kërkesës për Autorizimin për Marketing në Dosjet e Tenderit është duke kufizuar konkurrencën në tenderët për furnizim me produkte mjekësore. Sipas saj, Operatorët Ekonomikë po hezitojnë të paguajnë çmimin prej dy mijë eurosh për Certifikatë të Autorizimit për Marketing, vetëm që të përmbushin kriterin për të aplikuar.

Ajo ka thënë se gjatë analizës së këtyre tenderëve kanë gjetur se ShSKUK-ja vazhdon të blejë produkte dhe pajisje mjekësore që nuk u përshtaten specifikave të përcaktuara me Listën e Esenciale e Barnave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)