Arbëri

Kryeziu: Kuvendi të shpërbëhet, Kosovës i duhet rilegjitimim urgjent i forcave politike

 

Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë. Ka folur për procesin zgjedhor, dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës dhe pozicionin e Qeverisë pa një kryeministër, gjithashtu, për mundësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Kryeziu në një intervistë për portalin Koha.net, ka thënë se mund të priten vështirësi të shumta në procesin zgjedhor, dhe se Presidenti Hashim Thaçi, sipas tij, do të shtyjë pafund konsultimet dhe do të banalizoj çdo aspekt të formimit të qeverisë së re të Kosovës, duke tentuar të bëjë të pakuptimtë shkuarjen në zgjedhje.