Arbëri

VV: Studentëve të paregjistruar në librat amëz nuk iu njihet diploma

 

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin se shumë studentëve që kanë përfunduar studimet, nuk do t'iu njihet diploma pasi që nuk janë të regjistruar në librat amëz.

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, tha se ka kërkuar raportin nga Ministria e Arsimit ku bashkë me të ka marrë edhe një letër nga shefi i kabinetit të ministrit Baton Dushi.