Arbëri

Ambasada Amerikane në Tiranë kujton 3 vjetorin e miratimit të reformës në Drejtësi me thirrje të veçantë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton sot 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke deklaruar se çdo kush do jetë i barabartë para ligjit dhe se zyrtarët e korruptuar do përballen me drejtësinë.

Ambasada e SHBA-së ka publikuar edhe një video lidhur me reformën në drejtësi se si po zbatohet dhe si do të ndikojë në jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Sot, në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Çfarë është reforma në drejtësi. Ndal Korrupsionit”, shprehet Ambasada në videon informuese të publikuar në rrjetet sociale, përcjell ATSH.

Gjithashtu, Ambasada amerikanë në Tiranë pasqyron ecurinë e Reformës në Drejtësi që në fillesë në vitin 2016 ku u miratua me votat e 140 deputetëve.

“Në korrik 2016, parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/3 e kushtetutës me qëllim që të transformohej sistemi i drejtësisë, në mënyrë që ai të trajtojë si duhet korrupsionin, krimin e organizuar si dhe heshtjet e përditshme në gjykata. Kushtetuta e re siguron që Shqipëria të ketë gjyqtarë të pastër, mbikëqyrje për të siguruar që kushdo vepron sipas rregullave. Si? Me sistemin e ri 800 gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rivlerësohen. Gjatë rivlerësimit shqyrtohet se gjyqtarët dhe prokurorët kanë burime të pa shpjegueshme pasurie, nëse kanë lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Nëse dështojnë qoftë edhe një nga këto, ato përjashtohen. Rivlerësimi siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri për t’ju siguruar që ju dhe kushdo tjetër të mund të keni një proces gjyqësor të drejtë, siguron që po ashtu të këqinjtë të shkojnë në burg. E dimë që ky proces po kryhet në mënyrë të drejtë, sepse vëzhgues europianë dhe amerikanë si pjesë e organizimit i njohur si ONM, vëzhgojnë procesin e rivlerësimit dhe sigurohen që ai të jetë i drejtë dhe të kryhet në mënyrë korrekte”, sqaron Ambasada.

Më tej, Ambasada e SHBA shprehet se “me sistemin e ri krijohen dy organe të reja, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLP dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, KLGJ. Detyra e KLGJ-së është që gjyqtarët e rivlerësuar vendosen në detyrat e posaçme dhe më pas ata zbatojnë rregullat. KLP bënë të njëjtën gjë vetëm se me prokurorët”, shprehet ajo.

“Të dy organet përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë të cilët kanë kaluar vetingun. Kanë po ashtu edhe anëtarë jogjyqtarë dhe joprokurorë, si unë dhe ti për të mbikëqyrur procesin për t’u siguruar që gjyqtarët dhe prokurorët bëjnë punën e tyre. Këta anëtarë jogjyqtarë dhe joprokurorë kanë kaluar vlerësimin e tyre kryer nga Avokati i Popullit me ndihmën e ONM. Të dy këshillat u ngritën në dhjetor 2018 dhe tani janë në punë. Aktualisht, KLP po punon një grup të ri që do të hetojë dhe ndjek penalisht zyrtarë të korruptuar dhe anëtarë të krimit të organizuar, këtë grup e njohim si Njësia e Posaçme Antikorrupsion, ose SPAK. Ky organ do t’i çojë çështjet në gjykatën antikorrupsion e cila do të ketë përgjegjësinë për të gjykuar dhe pastaj dënuar zyrtarët e korruptuar. Në të kaluar kushdo kishte para apo pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij. Në sistemin e ri secili duhet të veprojë sipas rregullave secili duhet të jetë i barabartë para ligjit”, thekson Ambasada e SHBA-së./ATSH