Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se pas vendimin të dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj do të ketë efekte negative në klimën e të bërit biznes dhe investimet e huaja.
Kryetari i OEK-së, Berat Rukiqi, në një konferencë për media tha se gjithmonë kur ka zgjedhje të papritura, ka efekte negative tek bizneset.
“Gjithmonë kur ka pas rënie të Qeverisë apo dorëheqje të Qeverisë, ka pas rënie të klimës së biznesit dhe të investimeve të huaja. Do të ketë efekte negative”, tha ai.
Për termocetralin ‘Kosova e Re’, Rukiqi tha se ka një aranzhim, por tha se parakusht për me ec projekti tutje është votimi nga 2/3 e deputetëve, raporton Ksp.
Sipas tij, mund të ketë skepticizëm për këtë projekt nga Qeveria e ardhshme.
Për taksën ndaj mallrave serbe, Rukiqi tha se ai është vendim politik dhe në rrethanat aktuale nuk beson se do të largohet.
Rukiqi gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për ndërhyrjet në biznesin “Abi Çarshia” në Prizren. Sipas tij, kjo është shqetësuese për klimën e të bërit biznes në Kosovë.
Ndërkaq, avokati i kompanisë “Abi Çarshia”, Taulant Hotaj, tha se vendimi për rrënim është politik, pasi, siç tha ai, asnjë centimetër në objektit të tyre nuk është pronë publike.
Mbështetje kompanisë “Abi Çarshia” i dha dhe kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Fatos Hoxha, i cili tha se veprimi i organeve komunale në Prizren është në shpërputhje me legjislacionin më fuqi.