Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

22 July 2019 08:14

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në Evropën qendrore e cila do të kushtëzojë në Shqipëri mot të stabilizuar.

Sot moti do të jetë me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore. Në alpe vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga reshje shiu të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 17/33°C

Zonat e ulëta 19/38°C

Zonat bregdetare 21/34°C

Komentet

Shto koment

Të ngjashme