Arbëri

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur, por të Kosovës në Shqipëri kanë rënë

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur, por të Kosovës në Shqipëri kanë rënë
 

Kosova është ndër të paktat vende, për të mos thënë i vetmi, me të cilat Shqipëria po vijon me ritme pozitive rritjen e shkëmbimeve tregtare. Referuar të dhënave të INSTAT-it, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë rreth 3.2 miliardë lekë (mbi 26 milionë euro) mallra më shumë se në 6 mujorin e parë të vitit 2018.

Nga 11.1 miliardë lekë (rreth 91 milionë euro) që u eksportuan në Kosovë në janar-qershor 2018, në janar-qershor 2019 Shqipëria eksportoi 14.3 miliardë lekë (rreth 117 milionë euro) mallra, raporton “ScanTv”.