Arbëri

Darmanoviq: Dorëheqja e Haradinajt mund t'i japë Vuçiqit dhe Thaçit më shumë hapësirë ​​për negociata

Darmanoviq: Dorëheqja e Haradinajt mund t'i japë Vuçiqit dhe Thaçit më shumë hapësirë ​​për negociata
Foto: Koha

Ministri malazez i Punëve të Jashtme, Sërgjan Darmanoviq, thotë se dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, u jep hapësirë më të madhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e atij serb Aleksandër Vuçiq, për negociata.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, u jep hapësirë për negociata dy negociatorëve kryesorë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq”, tha Dermanoviq në një intervistë për Zërin e Amerikës.