Agjencia Kosovare e Privatizimit zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit.
Lista e tenderëve për privatizim me shitje përmban 137 asete atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë, raporton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia ka njoftuar se ka thjeshtësuar akoma më shumë procedurat e ofertimit me ndryshimet që u janë bërë rregullave të tenderit, duke mundësuar lehtësime për procesin e ofertimit.
“Rregullat e reja të tenderit aplikohen nga kjo valë e shitjeve të aseteve dhe ofertuesit duhet të aplikojnë me procedurat e reja, ndërsa janë të publikuara edhe në web faqen e Agjencisë: www.pak-ks.org. Ofertuesit mund të vizitojnë edhe zyret e AKP-së dhe të njoftohen drejtpërdrejt nga zyrtarët përgjegjës me procedurat e reja të ofertimit. Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 21 gusht 2019, nga ora 10:00 d eri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftim.