Sot është mbajtur një takim me kryetarët e degëve të LDK-së, njoftoi Zyra për Informim e kësaj partie, duke shtuar se takimin e drejtoi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
"Në takim u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së, që do të kulmojë me Kuvendin e LDK-së më 3 gusht, ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm, që më së miri do të implementojnë parimet programore të LDK-së. Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova", thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës.