Arbëri

Buxhovi: Askund nuk kam deklaruar se UÇK-ja i ka vrarë njerëzit e LDK-së

Buxhovi: Askund nuk kam deklaruar se UÇK-ja i ka vrarë njerëzit e LDK-së
 

Historiani e publicisti Jusuf Buxhovi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se asnjëherë nuk e ka thënë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës i ka vrarë veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Buxhovi tha ditë më parë në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Kohavision, se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe përgjithësisht rezistenca e armatosur në Kosovë ishte e drejtë, por çdo luftë ka elementë të papastër.