Riatdhesohen nga Franca 29 shqiptarë të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së për shkelje të tjera, edhe 17 shqiptarë të tjerë.
Riatdhesohen nga Franca 29 shqiptarë të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së për shkelje të tjera, edhe 17 shqiptarë të tjerë.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë.
Gjithashtu janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin ''Qëndrim i parregullt në territor'', ''Përfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE -së'', '' Tentativë kalimi ilegal për në Mbretërinë e Bashkuar'', ''Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor'' dhe ''Refuzim azili në vendet e BE-së''.
"Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero. Njëkohësisht Policia Kufitare në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil", thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit/Shqiptarja.