Balkan Green Foundation - BGF së bashku me organizatën Germanwatch nga Gjermania bëjnë thirrje për aplikim për dy grante në vlerë prej 15,000 eurosh për ide të gjelbra në prodhim të energjisë elektrike, apo në efiçiencë të energjisë, për të gjithë personat e interesuar në këtë lëmi.
"Kjo është një mundësi e artë për të gjithë, që kanë ide dhe kanë vizion për të krijuar diçka të re dhe inovative dhe unike, qoftë ide, projekt, shërbim apo zgjidhje e cila edhe mund të replikohet dhe mund të ndikojë sadopak që të përshpejtojë rrugëtimin e Kosovës drejt një sistemi energjetik të pastër dhe të gjelbër", thuhet në njoftimin e BGF-së.
Për me tepër gjeni thirrjen në linkun e mëposhtëm: