Arbëri

Kosovari dënohet në mungesë në Zvicër për mbështetje të Shtetit Islamik

Kosovari dënohet në mungesë në Zvicër për mbështetje të Shtetit Islamik

Një dënim pa kusht me heqje lirie është absolutisht i domosdoshëm, për ta parandaluar atë nga kryerja e delikteve të tjera, ka shkruar veç tjerash Prokuroria Federale në akuzën e bërë kundër kosovarit 49-vjeçar, të akuzuar për mbështetje të Shtetit Islamik (IS).

I akuzuari në mënyrë të përsëritur dhe të shprehur qartë e ka shpërfaqur bindjen e tij kriminale se ai ka vepruar me bindjen më të thellë në këtë drejtim, thuhet më tutje në aktakuzë, shkruan nzz.ch.