Arbëri

Hoxha: Norvegjia përkrahëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës

Hoxha: Norvegjia përkrahëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës
 

Në takimin lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha vlerësoi angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e gjithanshme për proceset integruese.

Në komunikatën për media nga zyra për media e kësaj ministrie, thuhet se Norvegjia ka qenë përkrahëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës. Ministrja Hoxha theksoi se kontributi i Ambasadorit ishte shumë i madh në këtë thellim të bashkëpunimit.