Haradinaj: Roli i Francës po rritet, kjo mund ta kthejë Serbinë në tavolinë edhe pa u hequr taksa

Haradinaj: Roli i Francës po rritet, kjo mund ta kthejë Serbinë në tavolinë edhe pa u hequr taksa

16 July 2019 11:46

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe mbajti konferencë për media. Aty ka komentuar deklaratat e djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi.

Dje, Macroni ka thënë se duhet një kompromis mes dy shteteve, por Haradinaj, i ka quajtur deklarata të logjikshme ato të Macronit, duke potencuar se Kosova s’do ta heqë taksën.

“Nuk është një përshkrim se çka mund të jetë kompromisi, por është një këshillë që i bie gjeni kompromis”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE: Macron në Beograd: Kosova dhe Serbia janë shtete të pavarura – gjejeni zgjidhjen bashkë

Haradinaj, e ka vlerësuar mbështetjen që po vjen nga Franca. Gjithashtu, ka thënë se roli i Francës dhe angazhimi i Macronit, mbase mund ta kthejë Serbinë në tavolinën e bisedimeve edhe pa u hequr taksa, raporton Koha.net.

“E falënderoj Macronin për një sinqeritet të shprehur kur tha se Kosova dhe Serbia kanë mbështetje evropiane. U pa një dëshirë e tij për të afruar dy popujt, apo për të rikthyer ndjenjat e mira mes dy popujve”, tha ai.

Haradinaj tha se kur foli Macroni për kompromise është “logjikë e këshillave, sepse kompromisi mund të jetë i dyanshëm, është e logjikshme kjo gjuhë”.

Tutje, kryeministri tha se kompromis mbetet heqja e taksës, por Kosova ka kërkuar kornizë marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kjo kornizë është marrëveshje ku ne negociojmë. Hezitimi është se Serbia apo një pjesë e ndërkombëtarëve s’e pranojnë me po atë emër ‘marrëveshje reciproke në kufijtë ekzistues’”, tha ai.

Kërkesa jonë, tha Haradinaj, është se s’duhet ulur në tavolinë pa një marrëveshje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Roli i Francës po rritet, edhe i Macronit, ky angazhim mund ta kthejë Serbinë në tavolinë edhe pa u hequr taksa”, tha ai.

Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që ua ka ndaluar regjistrimin e studentëve të rinj tri universiteteve publike.. Sikurse një ditë më herët për Haradinajn ku vendim është i papranueshëm.

"Për kriteret e akreditimet e programeve ata janë profesionisë dhe i dinë. Por për mua është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Nëse dikush ka menduar se mund ta bëjë këtë që të lejë fëmijët e varfër ose gjysmë të varfër jashtë universitetit, ka gabuar. Këta që po më thonë se je ngutur, unë po them që jam vonuar. Kushdo që e ka bërë këtë gabim është. Po vërejtjet për cilësi, për kritere, por nuk mund të lejojmë që nxënësit të mbesin jashtë”, tha ai. Kryeministri është pyetyr edhe në lidhje me deklaratën e deputetit të Nismës Zafir Berisha i cili ka thënë se autostrada e Dukagjinit mund të jetë ndarje të rrugëve për AAK-në dhe Nismën. "Zgjedhjet janë demokraci, të shëndetshme, kurdo që parlamenti merr vendim. Nuk kemi histori të keqe me zgjedhje. Për mua është jetike autostrada në atë pjesë", tha Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme