Hoti shkon në SHBA si përfaqësues i LDK-së dhe jo pjesë e delegacionit që i prin Veseli

Hoti shkon në SHBA si përfaqësues i LDK-së dhe jo pjesë e delegacionit që i prin Veseli

15 July 2019 10:04

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar vizitën në SHBA, ka thënë se nuk është pjesë e delegacionit të askujt, por përfaqëson Grupin Parlamentar të LDK-së.

Ai ka shkruar në Facebook se me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA.

“Jam i ftuar si anëtar i Kuvendit të Kosovës, pasi e udhëheq grupin kryesor opozitar, për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh liderët e grupeve kryesore parlamentare të 16 vendeve, të cilët liderë janë përgjegjës për funksionimin e legjislativit, marrëdhëniet ndërpartiake brenda legjislativit, ndërlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe relacionet e legjislativit me komunitetin ndërkombëtar./KsP

Komentet

Shto koment

Të ngjashme