Arbëri

Jo veç opozita, autostradën e Dukagjinit po e kundërshtojnë edhe në koalicionin qeverisës

Ministria e Infrastrukturës ka në plan ta ndërtojë një autostradë tjetër.

Ajo pritet të kalojë nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë e Prizren.

Autostrada e Dukagjinit që pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ka nxitur shumë reagime, raporton KTV.

Përveç nga opozita, ndërtimi i saj po kundërshtohet edhe anëtarët e koalicionit qeverisës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë që ndërtimi i saj është i panevojshëm.

E opozita thotë që me implementimin e këtij projekti do të shtohen edhe aferat korruptive nga ana e Qeverisë.

Sipas Konjufcës, me shumë pak para mund të riparohet rruga ekzistuese që lidh këto qytete.

E, kështu thotë se nuk do të mund të shkaktonte as dëme mjedisore.

Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës thotë se rajoni i Dukagjinit nuk duhet të mbesë pa autostradë, pasi që mjetet veç ekzistojnë.

Nga Ministria e Infrastrukturës thonë që autoudha është planifikuar në atë mënyrë që të mos shkaktojë dëme mjedisore.

Ndërsa, ndërtimi në Autostradën e Dukagjinit pritet të nisë nga mesi i tetorit.