Arbëri

Mungesa e vizave për Kosovën pasojë e lodhjes së BE-së nga migrimi

Mungesa e vizave për Kosovën pasojë e lodhjes së BE-së nga migrimi

Dilemat e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, lidhur me dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ndërlidhen me drojën nga emigrimi eventual nga Kosova, por ato janë të ndërlidhura me politikën dhe kryekëput me çështjen e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, thonë njohës të integrimeve evropiane dhe të çështjeve sociale.

Ministrja e Integrimeve Evropiane e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë të mërkurën para Komisionit parlamentar për punë të jashtme të Kosovës se Franca, Holanda dhe Belgjika kanë dilema për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.