Arbëri

Lluka: Kosova me hapa konkretë drejt transformimit digjital rajonal

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Bruksel. Ai po merr pjesë në dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së rreth Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, takim ky i ftuar nga komisionarja për Teknologji dhe Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel.

Ai ka përshëndetur lansimin e Agjendës Digjitale për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit regjional me synim të krijimit të një ekonomie digjitale rajonale.