Arbëri

Scott: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe BE-ja vazhdon ta udhëheqë dialogun

Scott: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe BE-ja vazhdon ta udhëheqë dialogun
 

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se Prishtina zyrtare duhet të heqë taksën ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, në mënyrë që të vazhdojë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se SHBA-ja vazhdon të njohë "udhëheqjen" e BE-së në atë dialog.

I pyetur nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për të shtyrë Prishtinën që t’i kthehet tryezës së bisedimeve, Scott vuri në dukje se SHBA-ja ende vazhdon të njohë udhëheqjen e BE-së në proces dhe se është më e rëndësishme që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave, përcjell ksp.