Arbëri

Basha thirrje për protestën e 8 korrikut: Bashkë kundër bandës

Foto: Ilustrim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës më 8 korrik.

Në një status në Facebook, Basha thotë se nuk do të ketë asnjë hap pas, deri në largimin e kryeministrit Rama.

"Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk", shkruan Basha në Facebook.