Arbëri

Shoqëria Civile alarmon se përzgjedhja e noterëve të rinj ngre shqetësime dhe shkelje serioze të ligjit

 

Instituti Colombus, Organizata Çohu, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), janë bërë bashkë në shqetësimet e tyre të thella lidhur me mbarëvajtjen e fazës së parë të provimit të noterisë dhe për më tepër konsiderojnë skandaloz faktin që një numër i madh i kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën e parë të procesit përzgjedhës për Noter, fazën e testimit me shkrim, janë në lidhje të drejtpërdrejtë familjare, politike e miqësore me anëtarët e komisionit dhe partinë politike që menaxhon me Ministrinë e Drejtësisë.

“Fillimisht ne si organizata bëjmë të qartë faktin se mbështesim çdo proces meritor e profesional për çdo aplikant dhe respektojmë të drejtën e secilit për të qenë pjesë e një procesi meritor e profesional, mirëpo kundërshtojmë abuzimin dhe shfrytëzimin e lidhjeve, qoftë politike, familjare e miqësore për të favorizuar kandidatë të caktuar. Rezultatet e para mbetën shqetësuese”, thuhet në letrën e përbashkët.