Arbëri

Polonia kritikon BE-në për shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

 

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t'iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE.

Shteteve të Ballkanit nuk duhet t'iu kërkohet të marrin pjesë në një garë "ku nuk mund të shohin vijën e finishit", tha Duda gjatë një samiti të Ballkanit Perëndimor, në qytetin Poznan të Polonisë.