Arbëri

Ministrja polake: BE-ja duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor shanse reale për aderim

Ministrja polake: BE-ja duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor shanse reale për aderim
 

Ministrja polake për Sipërmarrjen dhe Teknologjinë, Jadwiga Emilewicz deklaroi sot gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor në Poznan, se Ballkanit Perëndimor duhet t’i jepet jo vetëm shpresë, por perspektivë reale për aderim në BE.

Në këtë samit marrin pjesë përfaqësues të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit, një iniciativë për të mbështetur integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, në BE.