Arbëri

Kryeministria e hedh te Ministria e Ambientit përgjegjësinë për 800 mijë eurot e pastrimit të Kosovës

 

Rreth 800 mijë euro, Zyra e Kryeministrit i ia kishte dhënë organizatës “Let’s do it Kosova”, duke mos i përfillur fare procedurat dhe standardet e kërkuara sipas ligjit.

Sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm, këto para i ishin dhënë organizatës pa pasur fare kontratë në mes të palëve, derisa pagesat ishin kryer në bazë të faturave që OJQ-të i kishin dorëzuar, raporton KTV.