Arbëri

Engel: SHBA-ja duhet ta kthejë vëmendjen te Kosova dhe Serbia

Engel: SHBA-ja duhet ta kthejë vëmendjen te Kosova dhe Serbia
Foto: Koha

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të kthejnë vëmendjen kah Kosova dhe Serbia, ashtu siç kanë bërë administratat e mëparshme amerikane. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ai po ashtu thekson se Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet. Engel, kryetar i Komitetit të Kongresit amerikan për Punë të Jashtme, u bën thirrje të dyja vendeve që t'iu kthehen bisedimeve.

Radio Evropa e Lirë: Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka ngecur prejse Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar. Duket se as Prishtina, as Beogradi nuk duan të bëjnë asnjë hap përpara. A shihni ju ndonjë dritë në fund të tunelit?