Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari nis mandatin në PE

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari nis mandatin në PE

03 July 2019 11:20

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari, ka nisur zyrtarisht punën e saj si anëtare e Parlamentit Europian.

Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, mbesa e Musine Kokalarit ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e parlamentit dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.

Ajo ka premtuar se do të jetë “zëri i Suedisë” në institucionin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian, por edhe shqiptarët tashmë i kanë sytë nga bashkëkombësja e tyre për të qenë një mbështetje më shumë në procesin integrues.

Kokalari siguroi votat e nevojshme nën siglën e partisë “Moderata” për të hyrë në PE.

Ajo ka lindur në Tiranë dhe më pas ka emigruar drejt Suedisë së bashku me familjen.

32 vjeçarja është mbesa e Musine Kokalarit, veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare, si dhe një ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist

Komentet

Shto koment

Të ngjashme