Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, njofton se ka përfunduar punimet në Kuvendin e Punës. Njofton se në të e ka miratuar edhe një slogan të ri të partisë.
“Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend”, thuhet në njoftimin për media të AAK.
“Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe slloganin e Partisë, që ishte propozim i kryetarit Ramush Haradinaj, ‘Ne guxojmë me krijue’”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas njoftimit të AAK-së, Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.
-
30 qershor 2019 16:32
-
Shpërndaje në: