Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e Punës, ku kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka numëruar sukseset që ka arritur qeveria e udhëhequr nga ai, duke thënë se AAK guxon dhe mund të ecë në krijimin e vlerës së re.
Haradinaj tha se Aleanca ka bërë ushtrinë e Kosovës, derisa ka përmendur disa nga të arriturat gjatë qeverisjes së tij me Kosovën.
Ai ndër të tjera ka shtuar se me vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe ka arritur ta heq nga tavolina e bisedimeve korrigjimin e kufijve.
"Ne e bëmë ushtrinë e Kosovës, ne arritëm ta delegjitimojmë korrigjimin e kufijve, me taksën 100 për qind. Arritëm kriteret për liberalizim të vizave, sot udhëtoj për Paris. Gjatë këtyre 20 muajve në udhëheqje, rritëm numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të gjithë u bën në përkrahje të rendit dhe ligjit. Përmes taksës prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, u rrit prodhimi i Kosovës. Kemi përmbyllur autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kemi filluar të tjerat. Komunat janë partnere në zhvillim ekonomik. Ka rritje ekonomike, kemi rritje të buxhetit. Jemi këtu për të kryer punët e këtij shteti dhe t’i tregojmë shteteve tjera se jemi këtu për të bashkëpunuar me ty. Në Bruksel po vazhdon dialogu, në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse", tha ai.
Haradinaj tha se vetëm aleanca mundet me ecë në krijimin e vlerës së re.
A e dini pse, Aleanca guxon të krijojë, sa herë që i është dhënë mundësia AAK ka guxuar të krijojë. Ligjin për Prishtinën, kthimi i Pallatit të Rinisë te Komuna e Prishtinës. Vetëm aleanca mundet me ecë në krijimin e vlerës së re. Krejt institucionet janë të ngulfatura qe 20 vjet, është diskutuar që të dalin jashtë qytetit, marrin me qira objekte, kjo Qeveri, aleanca po guxon me e nis Prishtinën e re, a dinë pse guxojmë se nuk është projekt me vjedh, është projekt që krijon vlerë të re. Prishtina e re është pronë e përbashkët e qeverisë nacionale dhe e komunës. Qeveria është pronare e tokës, komuna është pronare e tokës, po i kthehet publikut qindra metra katror ndërtim. I vendosim atje të gjitha institucionet nacionale", tha ai./Ksp/