Arbëri

Pompeo iu bën thirrje vendeve tjera që të ndjekin shembullin e Kosovës për Hezbollahun

Pas shpalljes nga presidenti i Kosovës të organizatave terroriste në përputhje me listën e Bashkimit Evropian, të cilën ndër të tjera përfshihet edhe organizata palestinze Hizballah, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thirrur edhe vendet tjera të ndjekin shembullin e Kosovës.

Në një postim të sotshëm përmes rrjetit social Twitter ai ka shkruar se SHBA ka mirëpritur vendimin e Kosovë, transmeton Koha.net.

“SHBA-ja ka mirëpritur vendimin e Kosovës për organizatën terroriste Hizballah. Me mbështetjen e Iranit, Hizballah vazhdon të organizojë sulme terroriste në Evropë dhe në të gjithë botën. Ne iu bëjmë thirrje edhe të tjerëve t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të përgjakshme”, ka shkruar Pompeo në Twitter.