Arbëri

GLPS e shqetësuar me gjetjet e auditorit për financat e partive

GLPS e shqetësuar me gjetjet e auditorit për financat e partive

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i konsideron shqetësuese dhe alarmante të gjeturat e Raporteve të Auditorëve të Pavarur mbi Pasqyrat Financiare të Subjekteve Politike për vitin 2017.

“Auditori, edhe kësaj radhe, konfirmoi shkelje të mëdha të ligjeve në fuqi nga subjektet politike dhe identifikoi që shumë nga veprimet e subjekteve politike janë në kundërshtim të hapur me parimet e transparencës financiare dhe llogaridhënies institucionale”, thuhet në reagimin për media.