Arbëri

Veç 4 për qind e grave në Kosovë kanë trashëguar prona deri tani

Veç 4 për qind e grave në Kosovë kanë trashëguar prona deri tani

Në Kosovë vetëm 4 për qind e grave deri më tani kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën.

Ndërsa, 17 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të tyre, ku përfshihen si pronare të tokave ose banesave, ose të ndonjë kapitali. Por, edhe në rastet kur ato po kërkojnë drejtësi, një gjë e tillë po u mohohet nga organet e drejtësisë. Një gjë e tillë u tha edhe sot në konferencën e organizuar nga Qendra për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal- CLARD dhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi. Për çka sipas tyre po shkelen edhe parimet kushtetuese.