Arbëri

Deda: Sot përfundoi edhe roli i Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë

Foto: Ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se pas gati dy viteve u sqarua se nuk mund të ketë më “dialog presidentësh” dhe se sot përfundoi edhe roli i Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin zhbëhet Delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë e sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm - e sqaron kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë. Vetëm Qeveria dhe Kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese që të merren me dialog - pikat 86, 87, 97, 98 dhe 107 të aktvendimit”, shkroi Deda në një postim të tijin në Facebook.

Ai theksoi se “Kuvendi e ka mandat, pra obligim, mbikëqyrjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të thotë dialogun me Serbinë - pikat 92 dhe 93 të aktvendimit”.

Sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim mbi kërkesën e deputetëve të LDK-së dhe VV-së për vlerësim të ligjshmërisë të disa neneve të Ligjit për Dialogun, duke vendosur që ky ligj është anti-kushtetues.