Arbëri

Musliu: Drejtësia në Kosovë pa guxim për të gjykuar krimin në profilin e lartë

Musliu: Drejtësia në Kosovë pa guxim për të gjykuar krimin në profilin e lartë
 

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD ka thënë se institucionet e drejtësisë kanë dështuar të shënjestrojnë rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai thotë se për shkak të presionit të lartë institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë tentuar të krijojnë mekanizma se kinse po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kjo, sipas tij, është bërë për të mashtruar qytetarët e Kosovës dhe ndërkombëtarët.