Arbëri

Serbët kërkojnë që të mos blihen prodhimet shqiptare për të arsyetuar “katastrofën humanitare”

Serbët kërkojnë që të mos blihen prodhimet shqiptare për të arsyetuar “katastrofën humanitare”

Tashmë që plani i Serbisë për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës u zbulua, nëpër dyqanet e veriut të Mitrovicës vërehet mungesë e shumë artikujve me prejardhje nga Serbia. Mungon qumështi prodhim serb dhe pothuajse të gjitha produktet e tij, e deri tek llojet e ndryshme të detergjenteve të Serbisë.

KosovaPress mëson se nga dita e enjte në veri do të mbyllen dyqanet ushqimore, vetëm me qëllim që në prag të festës së Vidovdanit, më 28 qershor, kur shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan, të pasqyrohet “gjendje e rëndë humanitare” e serbëve të veriut.