Arbëri

VV: Ky është viti i rritjes së çmimeve

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për rritjen e çmimeve në treg.

“Viti i ekonomisë? Jo, viti i rritjes së çmimeve”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shkalla vjetore e inflacionit në muajin maj 2019, krahasuar me muajin maj 2018, ishte 3.4%. Kjo është shkalla më e lartë në një muaj që nga muaji janar 2013. Rritjet më të mëdha të çmimeve u shënuan në produktet bazë, të cilat përbëjnë pjesën kryesore të shportës së çdo familjeje”, thuhet aty.

Tutje, VV-ja thotë se këto çmime janë rritur ende pa u rritur pagat, dhe një rritje e dytë sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave.

“Ndërkohë që pagat pritet të rriten për disa, çmimet po rriten për të gjithë e fuqia blerëse po zvogëlohet më së shumti tek të varfrit”, përfundon reagimi.