Arbëri

Joseph: Anulimi i Samitit të Parisit, sinjal për përfshirje të SHBA-së në dialog

Joseph: Anulimi i Samitit të Parisit, sinjal për përfshirje të SHBA-së në dialog

Anulimi i takimit të 1 korrikut në Paris në të cilin është dashur të takoheshin liderët e Kosovës e të Serbisë e të merrnin pjesë edhe kryetari francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel për të gjetur zgjidhjen e zhbllokimit të dialogut, është sinjal se SHBA-ja duhet të përfshihet më aktivisht në dialogun ndërmjet këtyre dy vendeve, ka thënë profesori amerikan Edward Joseph, transmeton Koha.net.

Joseph, ligjërues në Institutin për politikë ndërkombëtar në Universitetin John Hopkins në Washington, ka thënë për sektorin serbisht të Zërit të Amerikës se angazhimi më i madh i SHBA-së nuk do t’i kishte nxitur kërkesat e liderëve të Serbisë për pjesëmarrje më aktive të Rusisë në dialog.