Arbëri

LDK-ja “kundër takimeve të fshehta me Serbinë”

LDK-ja “kundër takimeve të fshehta me Serbinë”

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, thotë se takimi i fshehtë i përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin, për këtë parti është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm.

“Dialogu nuk ka arsye të fshihet, pa marrë parasysh nivelin e tij dhe çështjeve që diskutohen në dialog. Gabojnë edhe shtetet e BE-së në qoftë se kultivojnë një praktikë të tillë sepse e bënë procesin e dialogut të pabesueshëm për ne dhe për qytetarët e Kosovës. Veprime të tilla vënë në dyshim transparencën që mund të pret Kosova nga dialogu, kur jo vetëm që qytetarët e saj nuk janë informuar paraprakisht për përmbajtjen e takimit të djeshëm, por edhe vet takimi është mbajtur fshehurazi”, thuhet në komunikatë.